Anxhelina u vra nga i ati, hallat: U përdhunua kur ishte 13 vjeçe

0
365
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hallat e Anxhelina Petros të vrarë më 2 janar nga babai i saj Aleko Petro, i cili nuk pranonte lidhjen e së bijës me një të ri afgan bëjnë një rrëfim tronditës.

Sipas tyre Anxhelina ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën.

Që nga ai moment, siç thanë ato në emisionin “Me Zemër të Hapur” vajza u shkëput prej nënës.

Më konkretisht ka qenë Vojsava Guri ajo që ka treguar se mbesa ka shkuar te motra e saj dhe i ka treguar se e kanë përdhunuar.

Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdhunuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më më…

Sa vjeç ishte?

Vajzën e përdhunuan kur ishte 13 vjeç. Në 2005 erdhi tek ne

Kush është përgjegjësi?

Fillimisht nëna e saj e denoncoi personin, pastaj shkoi e tërhoqi denoncimin se kërkoi para. Vajza erdhi tek ne se nuk e donte më nënën këtë nuk ia falte. Ndaj u bashkua me të atin.

A keni qenë në dijeni për dhunë fizike të ushtruar nga babai?

Asnjëherë.

Mediat greke thonë se vajza e ka denoncuar disa herë?

Vojsava Guri: Nuk dimë gjë, nuk na janë ankuar.

Nëna e Anxhelina Petros, Xhezmija ka replikuar me hallat e së ndjerës në një lidhje telefonike. Ajo ka pranuar se vajza është përdhunuar, por kjo ka ndodhur kur ajo ishte minorene dhe se autori ka marrë dënim nga drejtësia.

Mes tjerash, Xhezmie Hoxhallari tha se nuk ishte në dijeni se Anxhelina kishte studiuar në Greqi në drejtimet psikologji dhe fizioterapi.

“Dëgjomë mua. Këto historira ndaç t’i hapin dhe ndaç mos t’i hapin. Mua nuk më intereson. Mbas ankesës që kam bërë unë, ai mori një dënim. Unë ia kam lënë shtetit.

Nuk kam hequr asnjë denoncim dhe asnjë gjë. Të dy kanë qenë minorenë. Janë histori të vjetra. Vajza ka ikur kur e kam lënë unë me deklaratë tek babai, sepse donte një jetë më të mirë. Kam letrat dhe jam shumë i sjellshme me dokumente”, tha Xhezmia.

E pyetur nëse ka qenë në dijeni se vajza ka mbaruar psikologji dhe fizioterapi, ajo deklaroi se nuk e di pasi nuk ka patur komunikim, “Nuk më ka dalë vajza mua në telefon. Hapni dhe shikoni mesazhet. Unë me ju nuk jam koinçiduar asnjëherë. Nuk kam komunikuar asnjëherë me ju. Vajza ime ka punuar tre punë dhe të gjithë kanë ngrënë lekët e vajzës sime, që mos i lëngshin”.

Zjarr Tv Ad