Anxhelina Zholi kërkon mbështetje ndërkombëtare për fëmijët e Venezuelës

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

BOGOTA – Ylli i Hollivudit, Anxhelia Zholi,  të shtunën i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të sigurojë më shumë mbështetje për tre vende të Amerikës së Jugut, me më shumë emigrantë nga kriza që ka goditur Venezuelën, duke thënë se 20 mijë fëmijë venezuelianë janë në rrezik pa të drejtën bazë të nënshtetësisë.

Zholi foli nga Kolumbia, si e dërguara speciale e UNCHR-së për refugjatët.  Ajo bëri një udhëtim dyditor për të takuar emigrantët nga Venezuela atje dhe Presidentin e Kolumbisë, Duque in Cartagena.

Katër milionë refugjatë dhe emigrantë venezuelianë kanë ikur pasi kriza ekonomike dhe humanitare goditi atdheun e tyre.

Më shumë se një milion jetojnë në Kolumbi, ku qeveria dhe agjencitë e ndihmave janë përpjekur t’u afrojnë strehim, ushqim dhe kujdes shëndetësor në një kohë kur fluksi i emigrantëve është në rritje, nga rajonet kufitare të varfra dhe nën dhunë.

Prindërit e fëmijëve venezuelianë që kanë lindur jashtë vendit shpesh përpiqen të regjistrojnë bebet, sepse ata ose nuk kanë qasje tek konsultoret në pakësim të Venezuelës ose sepse nuk kanë letra emigrimi.

“Presidenti dhe unë folëm për rrezikun e mungesës së shtetësisë së më shumë se 20 mijë fëmijëve venezuelianë dhe ai pranoi t’i ndihmojë fëmijët,” tha Angelina Jolie në një konferencë shtypi.

“Ne ramë dakord për nevojën urgjente që bashkësia ndërkombëtare të japë më shumë për Kolumbinë, Perunë dhe Ekuadorin, që po mbartin barrën e kësaj krize.

 

Zjarr Tv Ad