Apandesiti, podcast sot me Benetin dhe Luizin

0
291
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

HYSNI GURRA

Apandesiti kishte bërë podcast sot me Benetin dhe Luizin.

Vijon të tregojë një histori të stisur se si ky ka shkuar te varrezat e Rrmajit me tren në 1990 për meshën e Dom Simonit.

Kanë kaluar 30 e ca vjet dhe s’ka dalë akoma një dëshmitar të thotë që, po, shkuam bashkë me tren, ose, po ishte edhe ky e mbaj mend. Askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë.

Të kishte qenë do binte në sy, se ky ka qenë protagonist gjithmonë, i gjatë po, të paktën dikush do thoshte që e mbaj mend këtë.

Po përtej këtyre- ishte e mundur që një djalë i rritur në një familje të nomenklaturës, thellësisht ateiste, thellësisht e lidhur me regjimin, t’i shkonte në mend, jo më të merrte edhe trenin, i cili doshte të paktën nja 4-5 orë me shku n’Shkodër, e të ndërmerrte këtë udhë.

Sigurisht që ky ka kohë të sajojë edhe dëshmitarë (këtë që po kërkoj unë) kjo do ndodhë për pak kohë, se shumica e diktatorëve pasi konsolidohen mirë, fillojnë fabrikojnë të shkuarën.

Tani Shkodrën e ka marrë. Përveç çfarë ka blerë Toma për llogari të tij, nuk di të përcaktoj nëse ka patur apo jo ndikim ky personazhi i BB në fitoren e tij. Por, ajo që duket qartë është se ka qenë një operacion i mirëfilltë manipulimi; e morën e futën në BB, e bën personazh popullor, e në fund mund t’i kenë përdorur famën.

Megjithatë, sido të ketë ndodhur, një qytetar që hedh votën në një kanidat x për hatër të Luizit, s’ka lidhje me të qenit qytetar.

Dhe u binda përfundimisht nga podcast-i i Apandesitit se;

Shkodra ka kryetar bashkie Ramën

Nënkryetar Tomën

Gaztor Luizin.

Becin e pashtë të dorëzuar totalisht te këta, vetëm do noterizojnë ç’ti kërkohet.

Zjarr Tv Ad