Drini Dobi ,është mjeku neurolog që u dërgua në Itali, pas rëndimit të shëndetit si pasojë e infektimit, në spitalin publik, me ato të holla që mblodhën disa miq të tij për transportin dhe ditët e para në spital.Mjekët italianë kanë ngjallur shpresat se doktor Dobi mund t’ia, dalë nëse i sigurihet trajtimi dhe qëndrimi në spital për disa javë.
Në një nga klinikat ku ai punon është bërë apel për ndihmë.Faqja zyrtare e saj shkruan :
“Dr. Drini njeriu yne i dashur, shoku yne i vyer e i talentuar, mjeku që të gjendet në krah e të shëron me fjalë është aktualisht në gjendje kritike për jetën, në një spital në Itali.
Dr. Drini, një aset për mjekësinë shqipëtare, një personalitet dhe një profesionist i jashtëzakonshëm ka nevoje për ndihmën e të gjithëve.
Ju lutemi që gjithësekush që ka mundësi dhe dëshirë të kontribuojë në llogarinë e mëposhtëme.
Emri i Përfituesit: Florida Dobi
Numri i Llogarisë: 00000512292
IBAN: AL74 2121 1401 0000 0000 0051 2292
Emri i Bankës: CREDINS BANK
Swift: CDISALTR
Ju lutemi të shkruani: Donacion për kurim jashtë shtetit.
Për të gjithë ata që kryejnë transfertë nga jashtë Shqipërisë adresa është:
Rruga e Kavajës, Pallatet Dobi, Tiranë, Albania”