Apeli i ambasadores se SHBA-se: Lini lojrat, shqiptarët janë të lodhur duan zgjidhje

0
61

Ka ardhur edhe reagimi i ambasadores se SHBA, Yuri Kim  ne lidhje me luften kunder korrupsionit ne Shqiperi. Ajo ka qene e pranishme ne prezantimin e indeksit te biznesit 2019 ku vuri theksin ne luften kunder korrupsionit , i cili eshte nje nder kriteret qe po pengon ardhjen e investimeve amerikane. Yuri Kim:  “Fakti që situata politike doli në krye të listës të shqetësimeve tregojnë se shqiptarët janë të lodhur nga politika, ata duan zgjidhje dhe nuk duan të vazhdohet loja, se kush e ka fajin, njëra fajëson tjetrën. Duan që të shikojnë që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit.  Duan që qeveria tu ofrojë një mundësi pa frikë e korrupsion, për të fituar para dhe për të arritur një standard të mirë jetese. Populli shqiptar do rezultate nuk do ofendime, duan vision, nuk duan ndarje.” Sa i takon korrupsionit ambasadorja u shpreh se po pengon dhe ardhjen e investimeve amerikane. Klima politike, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni. Ndikon në gjithçka. Në tre prioritetet që kam në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve, mbështetja e Shqipërisë si një vend demokratik dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, secila ndikohet nga korrupsioni.