Apeli i ambasadorit: Ne kemi nevojë në Angli për punëtorë, por jo ilegalisht! Mos u shfrytëzoni nga keqbërësit

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ju është drejtuar me një mesazh emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre, që të mos rrezikojnë jetën e tyre për të shkuar ilegalisht në ishull. Ai ka thënë mbrëmjen e sotme se Anglia ka nevojë për shumë punëtorë të rregullt.

“[…] ne kemi një nevojë për një numër të konsiderueshëm njerëzish për të punuar, por ne duam që njerëzit të vijnë legalisht për t’i plotësuar ato vende pune, jo ilegalisht”, është shprehur ambasadori në Opinion. Ai u ka bërë thirrje familjeve shqiptare të mos i dërgojnë fëmijët me gomone.

Blendi Fevziu: Ambasador, i pyeta pothuajse të gjithë njerëzit që kam ftuar në studio për këtë temë. Pse shqiptarët u larguan nga ky vend për në Britaninë e Madhe dhe jo në vendet ku mund të punojnë, ku ata kanë më shumë lehtësira, sepse mund të qëndrojnë për shkak të vendimit për hyrjen e tyre pa viza, le të themi, në Gjermani, Norvegji, Zvicër. Nuk e di pse për njerëzit, pse Mbretëria e Bashkuar po bëhet parajsë e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Ambasadori Alastair King-Smith: Sigurisht, e kuptoj pse njerëzit që kërkojnë të përmirësojnë jetën dhe të gjejnë mundësi më të mira, shohin se ku mund të shkojnë, aty ku është më e mira për ta dhe mendoj se ka një sërë faktorësh: Së pari, natyrisht, ne kemi një nevojë për një numër të konsiderueshëm njerëzish për të punuar, por ne duam që njerëzit të vijnë legalisht për t’i plotësuar ato vende pune, jo ilegalisht. Por së dyti, ne e dimë se shumë shqiptarë, veçanërisht nga veriu kanë lidhje familjare në MB tani dhe kjo sigurisht ka lidhje….

Blendi Fevziu: Për një kohë të gjatë, disa prej tyre janë më shumë se 20 vjet atje…..

Ambasadori Alastair King-Smith: Ashtu është. Por këtë vit, ajo që ka ndryshuar është mënyra se si kontrabandistët dhe trafikantët i kanë shfrytëzuar dhe abuzuar realisht të rinjtë. Ju mund t’i keni parë disa nga videot e TikTok-ut që janë vërtet, që e bëjnë të duket udhëtim i qetë, shikoni do të jetë e lehtë, do t’ua zgjidhin të gjitha ne, çmimi është goxha i ulët apo çfarëdo tjetër, por realiteti është…

Blendi Fevziu: Ata ofruan zbritje për të Premten e Zezë për shembull.

Ambasador Alastair King-Smith: Pikërisht. Pikërisht. Dhe kështu Blendi, kjo na shqetëson që njerëzit nuk e kuptojnë se pas kësaj fshihen individë keqbërës. Ky është edhe mesazhi ynë për familjet dhe të rinjtë: Mos lejoni që të shfrytëzoheni. Mos lejoni që fëmijët tuaj të shfrytëzohen, gjeni mënyra të tjera për ta kërkuar atë jetë më të mirë.

Zjarr Tv Ad