Apeli i GJKKO nuk pranon t’i japë lirinë ish-ministrit, Lefter Koka lihet në burg

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Lefter Kokës, të cilët kërkuan masë më të butë sigurie. Apeli i GJKKO nuk e ka pranuar zbutjen e masës së sigurisë ndaj Kokës, duke lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit.

Koka kishte ankimuar masën “arrest me burg” të dhënë ndaj tij për akuzat e lidhura me inceneratorin e Fierit.

Kujtojmë se Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor në shtëpinë e tij, ndërsa arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë në SPAK nga LSI, për dosjen e inceneratorëve.

Mbi të rëndojnë akuzat e “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” nga SPAK.

Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare 368.672.760 lekë dhe 91.963.141 lekë, që iu janë faturuar shoqërive “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe që janë paguar më pas nga këto dy shoqëri tregtare, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.A

Zjarr Tv Ad