Apeli i GJKKO rikthen në burg Fatos Tushen, ndryshohet akuza e ngritur ndaj tij

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, duke e dënuar me 3.4 vite burg.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 47, datë 29.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me ndryshimet si më poshtë vijon:

Deklarimin fajtor të të pandehurit z. F.T. për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 258 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, pas bashkimit të dënimeve, caktimin si një dënim të vetëm për të pandehurin z. F.T. të masës 5 vjet burgim.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, pas zbritjes me 1/3 e dënimit, caktimin si dënim përfundimtar ndaj të pandehurit z. Fatos Tushe të masës 3 vjet dhe 4 muaj burgim.

Zjarr Tv Ad