Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi sekuestron për pasurinë e Klement Balilit

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron për pasurinë e Klement Balilit. Nën sekuestro janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë. Sekuestroja e pasurive u be falë bashkëpunimit me sektorin e hetimit të aseteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44 vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal. Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE. Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë dhe dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzvave dhe u zhduk.

Zjarr Tv Ad