Apeli i Posaçëm e dënoi me 2 vite burg, Adriatik Llalla kërkon nga Gjykata e Lartë pezullimin e vendimit, caktohet data e seancës

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që ta pezullojë këtë vendim. Seanca është vendosur të mbahet në 22 prill dhe relatori i çështjes do të jetë Ilir Panda.

Në kërkesën e tij thuhet se dënimi i kryer në qelitë e burgut mund t’i sillte pasoja për shëndetin, për shkak të një sëmundje nga e cila vuan prej kohësh.

Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode.

Zjarr Tv Ad