Apeli i SHBA-ve për heqjen e taksës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, në një artikull ka shkruar për kërkesën e SHBA’së ndaj Kosovës, për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar edhe një herë të premten nga Prishtina, që të heqë taksën 100% të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe të vazhdojë bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me Beogradin.

‘Ne kujdesemi që as Kosova apo ndonjë  mik tjetër i SHBA’së të mos ndërmarrë veprime që bien ndesh me interesat tona, pa u përballur me pasojat për marrëdhëniet tona dypalëshe’, thuhet në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Reuters e quan këtë paralajmërim të Washingtonit ndaj Kosovës, si më të fuqishmin që prej kur vendi ka shpallur pavarësinë, transmeton Metro.

Serbia në anën tjetër, i ka quajtur këto tarifa ‘të çmendura’ dhe ka bërë të ditur se nuk do t’u rikthehet bisedimeve derisa të heqën ato.

Sidoqoftë, kryeministri Haradinaj nuk e ka komentuar as paralajmërimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, e as raportimet rreth kësaj.

Kujtojmë se Kosova gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar ka vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe, dhe atyre boshnjake.

 

 

Zjarr Tv Ad