Apeli i Tiranës dënon me 12 vite burg ish-policin e Shqiponjave

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Tiranës dënon me 12 vite burg Nevaldo Hajdarajn, ish-policin e Shqiponjave që qëlloi për vdekje Klodian Rashën, më 8 dhjetor 2021. Seanca është mbajtur sot dhe prokurorja Arta Marku ka kërkuar që ish-polici të dënohet me 20 vite burg për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Nevaldo Hajdarajt ka kërkuar që akuza për “Vrasje me dashje të rrëzohet” dhe klientit të tij të mos i mohohej e drejta për gjykim të shkurtuar, sepse në orët e para të 8 dhjetorit 2021 kishte qëlluar me armë zjarri në kushtet e vetëmbrojtjes.

Pasi është tërhequr për vendim, Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që ish-polici i Shqiponjave të dënohet me 12 vite burg.

Zjarr Tv Ad