Apeli jep vendimin për Klement Balilin, mbetet në fuqi dënimi me 10 vite burg

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Prë për Klement Balilin.

I njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili i vetëdorëzua pak muaj më parë dhe u dënua me 10 vjet burg. Prokuroria apeloi çështjen ndaj tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Klement Balilin me 10 vite burg, pasi e shpalli atë fajtor për katër akuza të ngritura nga Prokuroria.

Balili edhe pse u dënua me 15 vite burg, për shkak të gjykimit shkurtuar, do të vuajë dhjetë vite heqje lirie. Ky dënim mori edhe formën e prerë, pas vendimit të Apelit.

Apeli la në fuqi vendimin e  Shkallës së Parë, që dha një dënimin me 10 vite burg;  Balili u deklarua fajtor për pastrim parash dhe u dënua me 5 vite burg; ai u deklarua fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg. Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg, por gjykata vendosi përfundimisht dënimin e tij me 15 vite burg, dënim ky që i ulet në 10 vite pasi Klement Balili kërkoi gjykim të shkurtuar.

Sakaq, me vendimin e formës së prerë të Apelit, Balili do të vuajë dënimin që mori pak muaj më parë.

Zjarr Tv Ad