Apeli lë në burg Milena Derajn, zbardhet dëshmia e 30-vjeçares: Kam për t’u kthyer edhe 225 mijë euro famiiljes Ferracaku

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ekonomisten Milena Derajt, e akuzuar për mashtrim.

Kjo e fundit akuzohet se iu ka marrë një shumë të madhe parash, prej 340 mijë eurosh familjes Ferracaku, me pretendimin se do i ndihmone në një proces gjyqësor.

E arrestuara ka dorëzuar një deklaratë të noterizuar, ku pranon borxhin ndaj familjes Ferracaku.

“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

në kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

Pasi është tërhequr Avokati i pare, unë i kam Rthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Kete shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volksëagen Polo.

Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t’i paguaj fajde (interesa) Z.

Abedin ferracaku ne shumat 25,000 Eurto/muaj (njëzete e pese mije Euro ne muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.

Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracalai, te cilin unë nuk mund ta takoi sepse është ne kërkim.”- thuhet në deklaratën e Derajt.

Ekonomistja Deraj, mashtroi shtetasit Abedin, Hasan dhe Shyqyri Ferracaku duke iu marrë shumën 340 mijë euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që këta shtetas kishin lidhur me masakrën e Velipojës, të ndodhur në qershor të 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Zjarr Tv Ad