Apeli rrëzon Prokurorinë për Ervin Matën

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit Tiranë, rrëzon Prokurorinë e cila kërkoi masën e arrestit me burg për Ervin Matën, i hetuar për ngjarjen e 5 tetorit në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabion Gaxha ndërsa u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato. Mata u vetëdorëzua rreth një muaj më parë, por u la i lirë nën masën detyrim paraqitje nga Shkalla e Parë, masë e konfirmuar edhe sot nga Apeli.

Mbi 32-vjeçarin Ervin Mata janë ngritur akuzat e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Në dëshminë që ka dhënë në Policinë e Tiranës pas vetëdorëzimit, Ervin Mata është shprehur se është larguar sapo kanë nisur të shtënat dhe nuk e ka parë se kush ka qëlluar.  Në lidhje me ngjarjen e rëndë, në kërkim është komandoja Mevjol Bilo, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe plagosur 2 personat e tjerë.

 

Zjarr Tv Ad