Aplikimi për ID/ Mungesë personeli, përplasje mes qytetarësh në Vlorë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koha që kanë në dispozicion qytetarët për tu pajisur me karta identiteti, rradhë të gjata në sportelet e aplikimit në qytetin e Vlorës.

Qytetarë ,që ankohen,madje duke pritur me orë të tëra në rradhë, ndërsa në momente të veçanta duhet edhe ndërhyrja e policisë së shtetit për të mbajtur qetësinë, pasi nuk mungojnë deri edhe përplasjet mes vetë qytetarëve, apo dhe punonjësve të zyrave të aplikimit.

Qytetarë që janë të detyruar të presin deri në 6 apo 8 orë në ditë, për të aplikuar, por madje në raste të veçanta, ka edhe nga ata qytetarë ,të cilët nuk arrijnë dotë të aplikojnë referuar rradhëve të gjata

Nga 5 kompjutera,vetëm tre të tillë janë në funksion,duke treguar problematikat që ekzistojnë në Vlorë për të aplikuar, ndërsa aktualisht vetëm një ambjent ,e një sporteli, nuk mund të zgjidhë dotë problematikat e krijuara.

Qytetarët shprehen të shqetësuar, pasi janë të detyruar të presin me orë të gjata për të aplikuar, mes të cilëve ,të moshuar, apo edhe të sëmurë.

Qytetarët kërkojnë shtimin e sporteleve,por edhe të punohet me rradhë, pasi në kushtet aktuale është mjaft e vështirë

E pranishme në Vlorë, në prefekturë zv Ministrja e Brendshme , Romina Kuko ka deklaruar se është përcaktuar tashmë një afat deri në 25 shkurt për të identifikuar cdo adresë , por edhe rëndësinë e madhe për aplikimin apo riaplikimin e kartave të identitetit,pasi pas një kohe të caktuar do të ketë një mos afrim të këtij shërbimi

Në zyrat e aplikimit për karta identiteti në Vlorë, problemet aktualisht janë prezente, ndërsa duket se gjithçka lidhet padyshim me mungesën e personelit në keto zyra,por edhe fluksin për të aplikuar.

Zjarr Tv Ad