Aplikohet risia në Formula 1

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kampionati botëror i Formula 1, që fillon këtë fundjavë vjen me risi. Për ta bërë më atraktive garën, drejtuesit e F1 kanë vendosur që piloti që bën xhiron më të shpejtë në pistë të marrë një pikë më shumë.  Më tepër adrenalinë për adhuruesit e kampionatit më të shpejtë të garave me makina dhe një mundësi më shumë për pilotët për të arritur te objektivi final. Por, ka një kusht. Për të marrë pikën, pilotit i duhet të renditet në 10 vendet e para të klasifikimit. Kjo ide tashmë është zyrtarizuar tashmë edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dje që do të aplikohet që këtë fundjavë në Melbourne, aty ku do të hapet edhe sezoni i ri i F1.
Pikët që do i jepen pilotit për xhiron më të shpejtë vlen edhe për klasifikimin e instruktorëve. Me rregullin e ri, gjatë këtij sezoni do të jepen 21 pikë shtesë. Kjo nuk është hera e parë që aplikohet një rregull i tillë, pasi më parë është aplikuar në Formula 1 edhe në sezonet 1950-1959.  Ky rregull i pikëzimit që regjistron edhe kohën më të shpejtë në garë, aplikohet edhe në Formula E dhe Formula 2. Ndërsa sistemi aktual i pikëzimit për 10 pilotët e parë në garë nuk pëson asnjë ndryshim.

Zjarr Tv Ad