Apple probleme me privatësinë dhe sigurinë, nisin hetimit për Face-Time

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut Letisia James ka nisur një hetim për rrethanat e fundit të Apple të keqfunksionimit te FaceTime. Ky problem, i cili i lejonte telefonuesit të dëgjonin dhe të shikonin përmes kamerës së smartphone para se të pranohej telefonata, u bë publike të hënën dhe Apple u detyrua të çaktivizonte këtë opsion në të gjithë smartphonet Apple.

“Kjo shkelje me FaceTime është një kërcënim serioz për sigurinë dhe privatësinë e miliona njujorkezëve që i  kanë dhënë besimin e tyre Apple dhe produkteve te saj përgjatë viteve,”  tha James në një deklaratë per shtyp. “Njujorkezët nuk duhet të zgjedhin mes komunikimit privat dhe të drejtave të tyre të privatësisë”.

Kjo deklarate  vjen vetëm dy ditë pasi guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo lëshoi alarmin  për konsumatoret e produketeve Apple rreth ketij problemi, duke paralajmëruar qytetarët për të çaktivizuar FaceTime derisa problemi te zgjidhej nga  Apple. “Shqetesimi qe sjell ky problem ne FaceTime është një shkelje e egër e privatësisë që e vë në rrezik Nju-Jorkezet”, tha Cuomo. “Unë jam thellësisht i shqetësuar nga kjo papergjegjshmeri që mund të shfrytëzohet për qëllime të paskrupullta”.

Ky problem gjithashtu ka tërhequr vëmendjen në instanca me te larta ku shumë ligjvënës kanë kërkuar një projektligj të ri për privatësinë e të dhënave. Menjëherë pas lajmit të thyerjes së privacise, senatori Amy Klobuchar e quajti atë “një shkelje të qartë të mbrojtjes së privatësisë së konsumatorëve dhe një kujtesë se pse ne kemi nevojë për ligj  me të egër për privatësinë”.

Gjithashtu një numër i lartëe ekspertësh teknologjik kanë vënë në pikepyetje suportin e Apple  që sipas tyre ka qenë shumë i ngadalte për rastin në fjalë dhe gjithashtu duke i vënë në dukje mungesen e cilesisë në shërbimin ndaj klientit e cila ka sjellë gjithashtu dhe injorimin nga Apple të shumë ankesave nga përdoruesit.

Zjarr Tv Ad