Arabia Saudite e pranon se gaboi kur për vrasjen e gazetarit Kashogit

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arabia Saudite thotë se bëri “një gabim të madh dhe të rëndë” me vrasjen e Xhamal Kashogit brenda konsullatës së saj në Stamboll dhe u zotua se personat përgjegjës për këtë do të përballen me drejtësinë.

Ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir i tha se agjentët sauditë “e bënë këtë jashtë fushës së autoritetit të tyre”, duke e quajtur atë “një operacion mashtrues “.

Diplomati më i lartë i vendit i ofroi ngushëllimet e tij familjes së Kashogit, por nuk dha asnjë informacion të ri rreth asaj se si ishte vrarë gazetari, ku ndodhet trupi i tij apo nëse Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i vendit, ishte i përfshirë në vrasje.

“Ka qenë padyshim një gabim i jashtëzakonshëm dhe ajo që e shton gabimin ishte përpjekja për ta mbuluar atë”, tha al-Jubeir. “Kjo është e papranueshme për çdo qeveri”.

Kritikët kanë vënë në pikëpyetje se si një ekip prej 15 agjentësh sauditë mund të fluturonin në Stamboll për të takuar Kashogin dhe përfundimisht ta vrasin atë pa njohurinë dhe pëlqimin e princit të kurorës.

Arabia Saudite thotë se ka shkarkuar pesë zyrtarë kyç të lidhur me vdekjen dhe ka arrestuar 18 të tjerë.

Zjarr Tv Ad