Arabia Saudite miraton hyrjen e forcave amerikane në vendin e saj

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, miratoi hyrjen e forcave amerikane në vendin e tij.

Sipas lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), të cilin e bazon mbi një burim nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se mbreti Selman miratoi vendimin për hyrjen e forcave amerikane në vend me qëllim për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe për të rritur nivelin e bashkëpunimit të përbashkët për garantimin e paqes.

Burimi ka vënë në dukje se vendimi u mor duke u bazuar në bashkëpunimin e përbashkët mes dy vendeve dhe dëshirës që dy vendet kanë për të mbrojtur dhe forcuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Në lajm nuk është dhënë informacion mbi numrin dhe cilësitë e ushtarëve që do të vijnë.

Televizioni CNN, dje në lajmin e saj të bazuar tek zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ka njoftuar se pritet që SHBA të dërgojë 500 ushtarë në Bazën Ajrore Princ Sulltan në kryeqytetin saudit, Rijad.

Ndërsa në anën tjetër revista Newsweek në një artikull të publikuar në nëntor të vitit 2017 shkroi se numri i ushtarëve amerikanë në Arabinë Saudite ka arritur në 850.

 

Zjarr Tv Ad