12 Kërkesa për Qeverinë
1. Ulje të TVSH për Mallra të Shportës, Të gjitha vendet Europane kanë aplikuar Tatim mbi Vlerën e Shtuar të Reduktuar gjatë krizës së Pandemisë, dhe po aplikojnë tani në periudhën e Krizës për Shkak të Luftës në Ukrahinë. Gjitha Europa taton konsumin e bukës me 0%, 5% apo max 13 %. Në Shqipëri në çdo 5 kafshata shteti merr 1 “kafshatë” tatim mbi konsumin. Qeveria Rama nuk ka bërë asnjë ulje dhe po vjel TVSH më shumë se para krizës. Të gjitha vendet kufitare e kanë bërë.
2. Kontroll i Eksportit në Kohë Krize. Asnjë mall ushqimor apo utilitar të mos tregtohet në favor të tregut të huaj, sa kohë që nuk ka garanci për rezerva në vend. Vaji, Nafta, Karburantet, Produktet Ushqimore të mos dalin nga Shqipëria. rezulton që eksportet e naftës në javën e parë të marsit nga tregtarët e licencuar kanë zbrazur rezervat. Shteti ishte në Dubai kur rezerva shitej jashtë Shqipërisë. Urgjent akt për #Eksporte të Kontrolluara që nuk rrezikojnë furnizim popullate.
3. Të ndahet menjëherë Ministria e Energjetikës nga Infrastrutkura.
4. Të hartohet strategji afatshkrutër për krizën energjetike dhe karbure me ekipe teknike jo vetëm të mazhorancës socialiste. Të drejtohet ministria me një Ministër Teknik, me #Etikë në komunikim me Tregtarët dhe Publikun.
5. Të kontrollohen blerjet e Energjisë Elektrike në tregjet e huaja për të mos lejuar abuzim me çmimin e importit në emër të krizës.
6. Të bëhet transparencë me Konsum, Prodhim dhe Blerje energji elektrike çdo ditë me publikime korente.
7. Të garantohet transporti publik urban dhe ndër-qytetas me subvencion nga shteti.
1`8. Të kontrollohen operatoret e transportit Urban çdo ditë për moslëshim fature dhe reduktime arbitrare të linjave.
9. Kryeministri Rama Tu kërkojë falje Protestuesve për Deklaratat se është i turpëruar nga Protesta e Lirë. nuk jemi në Komunizëm, të gjithë kanë #lirinë e mendimit, #lirinë për të qenë pacifist ose lirinë të kërkojnë qeveri realiste në kohë krize.
10. Kryeministri Rama të garantojë që Republika e Shqipërisë do të garantojë Embargon ndaj Rusisë edhe në importe të mallrave të origjinës së riimportuar. Të Distancohet nga MosEmbargo që po aplikon Serbia. Nëse vendi do të eksportojë Ushqime, Karburant dhe të tjera nga Serbia a ka ndonjë garanci që nuk po shkel embargon e Republikës së Shqipërisë kundrejt Rusisë. Nëse blemë grurë Rus përmes Serbisë atëherë e kemi prishur embargo.
11. Policia e Shtetit të kërkojë falje për mbajtjen 72 orë në qeli të Protestuesve, mes tyre edhe të një personi me aftësi të kufizuara i cili duhet të ishte liruar dhe trajtuar menjëherë dhe jo ti nënshtrohej izolimit paraburgim. Izolim me shumë pasoja për këtë individ me nevoja specifike të njohura dhe garantuara edhe nga Ligji Penal në Shqipëri.
12. Të stimulohen me letërsi fiskale Bizneset vendase që po tentojnë furnizim të tregut me ushqime dhe utilitete përmes korridoreve tregtare të vendeve që aplikojnë Embargo nga Rusisë. Jo malli #RuspërmesSerbisë.