Arbana është rikthyer ndryshe në ekran/ Ja risitë që do sjellë…

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka lajmëruar që në muajin Shkurt, do të rikthehet në ekran emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, ku programi do të vijë me ndryshime e një ndër to, është studio.

Moderatorja ka publikuar një video, në studion e emisionit që shihet përplot me drita.

“Ndërsa në studion e “Duas” këtë vit më shumë dritë, më shumë shkëlqim, më shumë yje”, ka shkruar Arbana.

Pak ditë më pare, Arbana ka treguar se; i ftuar special, do të jetë edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika.

“Dua të të bëj të lumtur” rikthehet në 6 shkurt në Top Channel dhe bashkë me të do të rikthehen edhe Artistët me A-të madhe (si Ndrenika) të ketij vendi.” – shkruan Arbana.

Zjarr Tv Ad