Arben Ahmetaj: Ekonomia në vend rritet me 18% më e larta në Rajon, ringritja ndihet edhe te konsumi familjar…

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ka deklaruar se në tremujorin e dytë të vitit 2021, ekonomia në vendin tonë është rritur thuajse me 18%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit që lamë pas.

Ai u shpreh se ringritja ndihet edhe te konsumi familjar, ku theksoi se këto nuk janë më shenja por trendë të rëndësishme të shërimit ekonomik, falë menaxhimit pas pandemisë dhe tërmetit.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2021 produkti i brendshëm bruto, ekonomia u rrit me 17.89% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020. Një vit më parë në tremujoprin e dytë ekonomia pësoi një rënie drastike të krahasuar me atë të vitit 1997. Janë 3200 kantiere të rindërtimit dhe ka një transformim të zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Te konsumi familjar ndihet ringritja. Për shkak të elementëve që kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë dhe tërmetit po japin efekte pozitive. Konsumi në familje është rritur me 10%. Këto nuk janë më shenja por trende të rëndësishme të shërimit ekonomik falë një menaxhimi të kujdesshëm pas pandemisë dhe tërmetit. Në vitin 2020 dhe 2021 dyfishuam dhe pagesën e papunësisë, falëm kamatvonesat për mbi 210 mijë konsumatorë.

Ndërhyrja e vlefshme që bëmë u shpërblye mbrapsht. Rritja ekonomike po rikthehet në trajektore të konsideruar pozitive drejt objektivit tonë. Rimëkëmbja do të mbetet prioriteti kryesor për punën tonë. Do krijojmë më shumë vende pune duke mbështetur sektorët më të prekur. Gjithë puna që i dedikohemi këto katër vite është e përshkruar me detaje në programin e qeverisë, Jam modestisht i kënaqur të them që trendet e para janë shpresëdhënëse”, deklaroi Ahmetaj. 

Zjarr Tv Ad