Arben Ahmetaj flet për gjyqin me Beccettin: Do marrë zero lekë nga rindërtimi…

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri Arben Ahmetaj, ishte i ftuar në ABC, ku ka folur edhe sa i përket çështjes së gjyqit ndaj biznesmenit Italian Francesco Becchetti. Ahmetaj u shpreh se Becchetti, do të marrë zero lekë nga paratë e rindërtimit.

“Për çfarë të kem unë koment? Zero lekë ka për të marrë nga paratë e rindërtimit. Unë mora vesh nga avokatja e shtetit që kanë filluar rekurset. Është refuzuar ekzekutimi në Holandë. Ju e dini historinë e personit në fjalë.

Unë po të them nga paratë e rindërtimit nuk ka për të marrë. Para nga buxheti i shtetit derisa të mbarojë procesi dhe më tej nuk ka për të marrë. Te rindërtimi nuk prek dot asnjë cent. Zero lekë do marrë nga paratë e rindërtimit”, tha Ahmetaj.

Shqipëria ka humbur përfundimisht gjyqin ndaj biznesmenit Italian Francesco Beçhetti, duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë atij në formë dëmshpërblimi plotë 110 milion euro. Kaq është shuma që gjykata ka konsideruar si dëm që i është shkaktuar biznesmenit në fjalë nga shteti shqiptar, pas mbylljes së televizionit “Agon Channel” në vitin 2015-të.

 

Zjarr Tv Ad