Arben Ahmetaj jep detaje nga procesi i Rindërtimit: Përmbyllet në vjeshtë me përjashtim të këtyre 2 zonave

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ka dhënë shifra sa i takon ecurisë së procesit të rindërtimit.

Ahmetaj tha se në kuadër të rindërtimit janë ndërtuar 167 shkolla të reja në të gjithë vendin, ndërkohë që janë 137 kompani që kanë marrë pjesë në proces, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ministri i Rinndërtimit tha se procesi do të jetë përmbyllur në vjeshtë në të gjitha njësitë, me përjashtim të Kombinatit dhe zonës së 5 Majit.

Arben Ahmetaj: Janë marrë një sërë vendimesh që miratojnë ndërtimin e pallateve dhe shtëpive individuale për disa bashki, dhe përfundimin e objekteve arsimore, që po iu dorëzohen njësive të qeverisjes vendore.

Po ndërtojmë 167 shkolla, vetëm në Tiranë 37 të tilla, gjithashtu numri prej 167 shkollash është një numër rekord, shuma në programin e rindërtimit në të gjitha vitet, shkon deri në 1.2 miliardë dollarë, e përputhur me vlerësimin e njësive ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët, për pjesëmarrjen e kompanive në procesin e rindërtimit, dua të theksoj dy elementë specifikë, programi më social qe ka prekur gjysmë milioni qytetarë, dhe ka pjesëmarrjen më të gjerë të kompanive në të gjitha fazat e veta. Vetëm te FSHZ janë 137 kompani që marrin

Në Bashkinë e Tiranës, që janë njësi ndërtimi më vete, janë më shumë se 190 kompani më shumë, është projekti i investimeve publike më uniku. Nuk besoj se do të ketë një program tjetër të investimeve publike që do të ketë një pjesëmarrje më të gjerë. Dy zonat që do të vazhdojnë përtej vjeshtës janë Kombinati dhe 5 Maji, edhe për shkak të problemeve gjyqësore.

Zjarr Tv Ad