Arben Ahmetaj jep lajmin e mirë: Qeveria jep 30 milionë dollarë shtesë për rindërtimin…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre miliardë lekë i kanë kaluar FSHZH-së, për të vijuar punimet në terren për Rindërtimin. Po ashtu, i është hapur rruga rindërtimit të një poliqendre të re në Tiranë, me shpronësim me këmbim.

Gjithashtu, u nënshkruan tri marrëveshje me qeverinë gjermane, për të marrë 20 milionë euro hua dhe 8.5 milionë euro grante për efiçencën e energjisë së godinave të universiteteve publike.

Duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intesnitet. I kaluam FSHZH dhe tre miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milionë dollarë për të vijuar punët në terren, me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22.

Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam tri marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milionë euro hua, 8.5 milionë euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike.

Kemi filluar punën sa i përket paktit të Universitetit. Vijon puna me intensitet të plotësojmë angazhimet e kryeministrit dhe qeverisë. Këto ishin vendimet e rëndësishme.”- shprehet Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad