Arben Ahmetaj sfidon ambasadoren Kim për patronazhistët: Do t’i përdorim prapë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, edhe pse me shumë vonesë, ka kërkuar që të hetohet skandali i patronazhistëve, të cilët u përdorën nga PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke shpërndarë një postim të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili thotë tekstualisht se:“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor”, ambasadorja Kim, u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë. Por duket se Arben Ahmetaj (dihet se flet gjithmonë në emër të Edi Ramës), i cili pati pikërisht një takim dje me ambasadoren e SHBA, nuk mendon kështu.

Madje sot në parlament ai foli me dashuri dhe superlative për “patronazhiistët” dhe premtoi se do t’i përdorin “sërish për të fituar edhe mandatin e katërt”.

“Shantazhuat patronazhistët, t’u vini anash. Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ne do të punojmë me të gjitha instrumentet që na lejon demokracia dhe patronazhistët për të fituar mandatin e katërt”, deklaroi Ahmetaj nga parlamenti.

 

Zjarr Tv Ad