Arben Imami shpërthen keq ndaj Lulzim Bashës: Kam neveri për këtë person, Berisha është e vetmja rrugë

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Imami, akuzon Lulzim Bashën për shkatërrimin e Partisë Demokratike. Imami tha se nën drejtimin e Bashës, PD ka pësuar vetëm humbje, ndërsa nga Partia janë larguar në mënyrë të njëanshme disa figura politike.

Sipas Imamit, edhe Berisha bënte përjashtime, por formalisht i bënte me votë.

“Kam neveri ndaj këtij personi. Mjaft është mjaft. Në këto vite ka pësuar vetëm humbje. Ka rrudhur Partinë. Ka marrë vendime të papranueshme. Edhe Berisha bënte përjashtime, por me votë. I ka thënë Ed Selamit do të përjashtoj me votë. Basha heq gjysmën e Partisë në 12 të natës.

Askush nuk ka marrë kaq shumë vendime personale në 30 vjet politikë”, tha Arben Imami.

Sipas tij, me “Lulzim Bashën nuk ka asnjë shpresë”. Berisha është shumë vonë, por është e vetmja rrugë”, u shpreh Imami në Politiko.

Zjarr Tv Ad