Arben Kraja propozon dy prokurorët për tu bërë pjesë e SPAK

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy emra konkret prokurorësh për t’u emëruar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime bëjnë me dije se Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi, e cila ka kaluar me sukses në shkallët e vetting-ut, dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i cili po ashtu ka kaluar vetting-un pa asnjë problematikë.

Në mbledhjen e ditës së sotme të KLP-së pritet të shqyrtohet kërkesa e Krajës, i cili e ka bazuar shtimin e SPAK me dy prokurorë të tjerë për shkak të numrit të lartë të çështjeve të SPAK.

Zjarr Tv Ad