Arben Krajës i mbaron mandati, kush janë dy kandidatët në garë për të marrë kreun e SPAK! Afatet dhe procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ditën e sotme hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK që të pasojë në këtë post Arben Krajën.

Pas tre vitesh në postin e kreut të SPAK, Krajës i përfundon mandati më 18 Dhjetor ndërkohë që për drejtuesit e këtij institucioni nuk lejohet rikandidimi.

Pas këtij afati, Kraja do të vazhdojë të mbetet prokuror i SPAK të paktën edhe për 6 vite të tjera duke qenë se për prokurorët mandati është 9 vite.

Kandidatët

Deri më tani kandidatët më të përfolur në garë për të marrë postin e kreut të SPAK janë Edvin Kondili dhe Adnand Xholi. Gazetarja Nikoleta Kovaçi raporton për Panorama.al se në ditët në vijim pritet të ketë edhe emra të tjerë që do të futen në garë. Afati për të aplikuar për postin e drejtuesit të SPAK është 45 ditë.

Më pas KLP do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për të njohur me dokumentacionin që do të paraqesin kandidatët në mënyrë që të bëhen verifikimet e duhura për çdo emër.

Zjarr Tv Ad