Arben Malaj i del në mbrojtje Dritan Lelit: Është koha për punë, jo për trakte dhe grupazhe edhe brenda Partive…

0
374
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Arben Malaj, i del në krah kryebashkiakut të Vlorës Dritan Lelit dhe thotë se është koha për punë në qytetin bregdetar dhe jo trakte dhe grupazhe brenda partive.

“Është koha për punë jo për trakte dhe grupazhe edhe brenda partive. Integriteti është garancia më e madhe e çdo suksesi”, shkruan Malaj.

Ky reagim i Malajt në mbështetje të Dritan lelit, vjen në një kohë kur deputetë të PS në Vlorë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, janë kthyer kundër tij dhe duan largimin nga detyra. Marrëdhënia mes tyre “u ftoh” kur Dritan Leli nuk pranoi propozimin e Edi Ramës, për deputet.

“Një lajm i gëzueshëm për mbështetjen e qeverisë gjermane për një nga pikat më problematike të turizmit. Mirënjohje e veçantë qeverisë gjermane, Ambasadorit Zingraf dhe ekipit të Bashkisë Vlorë – që garanton efiçencë dhe me integritet tek donatorët dhe partnerët strategjik.

Është koha për punë jo për trakte dhe grupazhe edhe brenda partive.  Integriteti është garancia më e madhe e çdo suksesi!!  Mirënjohje qytetarëve të qarkut të Vlorës që e kërkojnë dhe e meritojnë pastërtinë jo vetëm nga papastërtitë, në kohë plazhi”, shkruan Malaj.

 

Zjarr Tv Ad