Arben Malaj nxjerr prapaskenat e forta, tregon se çfarë fshihet pas vendimit të Ramës për Ditmir Bushatin…

0
1318
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy partitë më të mëdha, dorëzuan listat e kandidatëve të tyre për deputetë, në zgjedhjet e 25 Prillit. Si socialistët ashtu dhe demokratët, kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e sigurt.

Ndërsa demokratët, i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, socialistët kanë zgjedhur të kundërtën, duke vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.

Arben Malaj, ka folur për listat e partive politike dhe kandidatët, ku tha se largimi i Ditmir Bushatit, sipas tij ishte një provë hakmarrjeje personale.

“Është një vendim që kandidatët e kanë pranuar në shenjë të përgjegjësisë së tyre, dhe nuk mund t’i paragjykoj për vendimet që kanë pranuar për listat ku janë caktuar. Por largimi i Ditmir Bushatit është provë e keqe e hakmarrjeve personale. Ai është një nga ministrat që krijoi një profil atdhetari dhe duhet ndoshta duhet të ishte një nga shqiptarët që duhej të promovohej në institucionet ndërkombëtare”, – tha Malaj.

 

Zjarr Tv Ad