Arben Malaj vlerëson Luljeta Bozon: Meriton mirënjohje! Dinjitetin e saj nuk e cenon dot asnjë joshje politike, aq më pak në këtë moshë

0
593
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesoresha e njohur Luljeta Bozo ka pranuar sot propozimin e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në listat për deputetë të PS, në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

Komentet kanë qenë të shumta në sferën politiko-sociale, sigurisht edhe pas ftesës që Rama i bëri doktoreshë Najada Çomos. Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në vitet 1997-2005, Arben Malaj ka shprehur vlerësimin e tij për Bozon, duke thënë se ajo meriton përherë mbështetje dhe mirënjohje për kontributin që ka dhënë në shoqëri.Me anë të një shënimi në “facebook”, Malaj thotë se dinjitetin e saj nuk mund ta cënojë asnjë joshje partiake, dhe njerëzit që e sulmojnë kanë mungesë kulture qytetare.

 

Shënimi i plotë i Malajt

Angazhimi ne politik i profesores Luljeta Bozdo, e spikatur ne kontributet e saj akademike gjate gjithe jetes dhe sidomos ne perkushtimin profesional gjate termetit, meriton perhere mirenjohje.Reagimet jo pozitive ne rrjetet sociale jane pasqyre e mungeses se kultures qytetare dhe politike.Asnje parti politike nuk duhet te synoj te kete monolinl e njerezve te mire te nje vendi.Perfshirja ne lista eshte vetem nje moment me theks elektoral, Respektimi I tyre gjate mandateve politike dhe mos penalizimi kur I terheqin veshin kryetareve eshte sfida reale.Jam I bindur se dinjitetin dhe integritetin e prof Bozdo nuk e cenon dot asnje joshje aq me pak ne kete moshe dhe aq me pak joshja politike.

Mirenjohje proferores tone te talentuar.!!

Zjarr Tv Ad