Arben Ristani për dorëheqjen e Lulzim Bashës: Demokratët lanë pas një ëndërr të keqe, tani duhet rruga drejt bashkimit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisioni të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Arben Ristani është shprehur se me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar i PD, demokratët lanë pas një ëndërr të keqe.

Ai tha se Basha iku për shkak të rezultatit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, teksa tha se duhet të hapa rruga drejt bashkimit dhe të ecin drejt të ardhmes.

Arben Ristani për dorëheqjen e Lulzim Bashës: Demokratët lanë pas një ëndërr të keqe, tani duhet rruga drejt bashkimit

Arben Ristani

Anëtari i Komisioni të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Arben Ristani është shprehur se me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar i PD, demokratët lanë pas një ëndërr të keqe.

Ai tha se Basha iku për shkak të rezultatit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, teksa tha se duhet të hapa rruga drejt bashkimit dhe të ecin drejt të ardhmes.

“S’duhet të ngelemi tek problemet e të shkuarës. Duhet hapur rruga drejt bashkimit.

Nuk ka pasur tendencë të mbyllë gjënë. Po pamë nga e shkuara, do mbyllet dhe e ardhmja. Basha iku se mori rezultat ndëshkues me 6 mars.

Foltorja fitoi ndjeshëm në krahasim me ne, por u mund ndjeshëm nga Rama. Në raport me Ramën, të dy bashkë nuk e mundëm dot. Po nga ata do mbajë njeri përgjegjësi që u mundën nga Rama?.

Kur ju thashë që kaluam një ëndërr të keqe, ne ishim para një problemi të madh se kishim një kryetar partie që donte të ishte përjetësisht aty. Dhe nuk zbatonte rregullin që kryetari jep dorëheqjen kur humb. Ne ndërtuam statutin e ri, që parashikon kur kryetari i partisë humbet zgjedhjet e përgjithshme largohet pa kthim,” tha Ristani për “Open”.

Zjarr Tv Ad