Arbër Çekaj këmbëngul të mos ekstradohet në Shqipëri, ankimon vendimin

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronari i kontenierit të bananeve  ku u gjetën 613 kilogramë kokaine, Arbër Çekaj, ka ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Dusseldorfit për ekstradimin e tij në Shqipëri.A

vokatët e pronarit të  “Arbi Garden” e kanë dërguar në Apel vendimin e ekstradimit, ndërkohe nuk është shqyrtuar akoma kërkesa për azil.

Po ashtu, Çekaj ka kërkuar azil politik në Gjermani, kërkesë e cila është në shqyrtim e sipër. Vendimi për ekstradimin është dhënë nga drejtësia gjermane rreth 23 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit. Edhe në këtë seancë, Arbër Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Në Shqipëri, Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të “Arbri Garden” në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia.

Zjarr Tv Ad