Arbër Çekaj në Gjykatë: Pas kontenierit me kokainë, fshihet një grup i fuqishëm

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I arrestuar për kontenierin me 613 kilogramë kokainë, që po transportohej nga kompania e tij, Arbër Çekaj ka bërë sot deklarime në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Më poshtë deklarata e plotë e Arbër Çekajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda:

Dua edhe unë të bëj një deklarim!

Unë jam Arbër ÇEKAJ, kam lindur më 05/04/1980, në Tropojë. Familja ime përbëhet nga 4 persona me të cilët banoj në një apartament prej 80m2 në periferi të Tiranës. Pas mbarimit të gjimnazit, kemi ardhur familjarisht në Tiranë, ku unë kam vazhduar studimet e larta. Nëvitin 2004, unë, familja ime, xhaxhai i madh e disa pjestarë të tjerë të fisit, kemi ndërruar mbiemrin nga “KULISI” në “ÇEKAJ” për arsye fisnore sepse ne rrjedhim nga shtëpia e “ÇEKËS”. Kjoështë arsyeja e ndërrimit të mbiemrit se as unë e as ndonjëpjestar i familjes sime nuk kemi pasur probleme me ligjin.

Në vitin 2005 jam shpërngulur në Gjermani e kam jetuar e punuar atje deri kur vendosa të kthehem e të jetoj pranë prindërve të mi. Gjatë qëndrimit në Gjermani kam punuar në biznesin tonë familjar atje dhe kam studiuar e mbrojtur gjuhën Gjermane.

Në vitin 2012, pranë QKR kam rregjistruar shoqërinë “Arbri Garden” sh.p.k., me t’u punësuar dhe si administrator veten time. Shoqëria operonte kryesisht në Importim-Eksportimin e frutave si Banane, Kiëi, Limon, Portokaj, etj. E kam nisur këtë biznes i vetëm me familjen time. Nëfillim kemi pasur në pronësi vetëm një furgon e dy frigorifera të marrë me qera te ish-Tregu Agro-ushqimor Durrës. Falë punës së palodhur të familjës sime e timen sëbashku nga 18 orë në ditë, kemi rritur gradualisht shitjet e frutave e rrjedhimisht edhe të fitimeve dhe kjo bëri të mundur shtimin e stafit e të furgonave për shpërndarjen e frutave.

Më pas, arritëm që nëpërmjet fitimeve që vinin duke u shtuar të blinim tokën në Maminas e me ndihmën e kredisë në bankë dhe GIZ e AZHBR që financuan një pjesë të investimit, ndërtuam impiantin frigoriferik të përbërë nga 5 dhoma frigoriferike për pjekjen e bananes dhe 2 për ruajtjen e të gjitha frutave.

E mbaj mend si sot, kur fillimisht e nisa duke importuar 1080 arka në javë. Falë korrektësisë e përpikshmërisë me klientët, punës pa orar të caktuar por në varësi të kërkesave të klientëve si dhe cilësisë së lartë të frutave, u bë e mundur rritja graduale e shitjeve, e cila vit pas viti ka ardhur duke u rritur. Deri në vitin 2018, vitin në të cilin ka ndodhur ngjarja, importoja 3240 arka në javë. Kjo tregon qartazi se objekti i biznesit tim ka qënë vetëm Import-Eksport e jo gjë tjetër.

Shkurtimisht po mundohem t’ju shpjegoj proçesin e plotë nga blerja jeshile në vendin e origjiniës e deri në shitjen e bananeve. Me firmat eksportuese lidhet një kontratë 1-vjeçare e cila përmban sasinë, çmimin, cilësinë dhe peshën. Kohëzgjatja e kontratës matet në javë, pra nga java 01 deri në javën e 52-të të vitit. Në rastet kur kërkesa e tregut është e lartë, porosia bëhet edhe në bazëtë çmimit të bursës, çmim i cili është vetëm për javë të caktuara.

Pasi lidhet kontrata me eksportuesin, ne edhe eksportuesi kontaktojmë me kompanitë e ndryshme detare që ofrojnë këtë shërbim nga porti i caktuar tek eksportuesi. Vlerësojmë ofertat e më pas vendosim se me cilën prej kompanive do të lidhim kontratën për transportin detar e tokësor, sepse përveç çmimit është e rëndësishme edhe kohëzgjatjae tranzitit, por edhe a ka hapësirë në anije për të gjitha javët e vitit, ngaqë kontrata e furnizimit është për çdo javë.

Pasi është rënë dakort për të gjitha këto detaje, eksportuesi na dërgon me anën e e-mailit faturën për javën 01 me çmimin dhe arkat që kemi rënë dakort. Në këtë moment paguhet 50% e faturës paradhënie për javën 01 (sipas klauzolës që përcakton pagesat në faturë) në mënyrë që të bëhet dërgesa e frutave. Një javë pasi janë nisur frutat e javës 01, eksportuesi na dërgon me e-mail Bill of Ladding dhe çertifikata origjine e fitosanitare të javës 01 dhe faturën për javën 02. Në këtë kohë ne bëjmë pagesën 50% final për javën 01 dhe 50% paradhënie për javën 02 e kështu me rradhë ndodh për të gjitha javët në vazhdim. Dua të theksoj se, nga nisja e frutave deri në mbërritjen kalojnë të paktën 4 javë, d.m.th. deri sa të mbërrijnë frutat e javës 01 në portin e Durrësit, janë nisur e janë në det edhe java 02, 03, 04. Kur të mbërrijë java 04, janë nisur e janë në det javët 04, 06, 07. Mbasi është bërë pagesa e plotë për javën 01, eksportuesi na nis me postë dokumentet origjinale Bill of Lading, çertifikata fito sanitare e origjine.

Kur mbërrin java 01 në portin e Durrësit, kompania e transportit detar na dërgon me anë të e-mailit njoftim-mbërritjen dhe faturat për transportin detar e tokësor deri në pronën time. Pasi paguajmë faturat e transportit detar e tokësor nëpërmjet bankës dhe ju dërgojmë sëift code kompanisë së transportit detar, agjentët e kompanisë së transportit detar këtu në Shqipëri kontaktojnë me agjentët e kompanisë së transportit detar në vendin ku janë nisur frutat, për të marrë urdhër-lirimin e frutave, nga eksportuesi i frutave. Pasi paguajmë doganën, AKU, skanimin e agjentin doganor, (këto paguhen për çdo ngarkesë), agjenti doganor në port, mund të vazhdojë me proçedurat e zhdoganimit. Pasi kanë mbaruar të gjitha proçedurat e zhdoganimit, kompania e transportit detar na sjell frutat. Pasi vjen kamioni i kompanisë detare, në të cilin është ngarkuar kontenieri i kompanisë detare që transporton frutat, punëtorët shkarkojnë frutat dhe kamioni bashkë me kontenierin pa fruta, largohet nga prona ime. Shkarkimi i frutave zgjat 30-50 minuta maksimumi. Bananet pasi futen në dhomat e pjekjeve, piqen në një proçes që zgjat 5 ditë e më pas fillon shitja e tyre në treg.

Në rastin në fjalë kam porositur 2160 arka banane për javën 02. Eksportuesi në këtë rast, Barçota më ka dërguar faturën për 2160 arka për javën 02. Kam bërë pagesën 50% final për javën 01 dhe 50% paradhënie për javën 02. Në këtë kohë janë nisur frutat e javës 02. Një javë më pas (03) Barçota më ka dërguar me e-mail Bill of Ladding dhe çertifikatat e origjinës dhe fitosanitare për javën e 02. Pasi kemi bërë pagesën e plotë për javën 02 e paradhënie për javën 03, Barçota më ka nisur me postë dokumentet origjinale, Bill of Ladding e çertifikatat origjine e fitosanitare. Dua të theksoj se,çdo ngarkesë që niset nga eksportuesi Barçota, kontrollohet nga autoritetet portuale atje në bashkëpunim me autoritetet dhe për këtë shërbim të ofruar, Barçota paguan 0.15 cent për çdo arkë. Siç më ka thënë Barçota ky çmim e kjo procedure është e njëjta për të gjitha firmat eksportuese të frutave atje pa dallim se në cilin vend eksportohen. Me pakë fjalë, është e njëjta proçedurë që ndiqet edhe në portin e Durrësit si në hyrje edhe në dalje. Jam njoftuar me e-mail nga kompania e transportit detar e tokësor CMA-CGM, se ngarkesa e javës 02 ishte ndaluar për inspektim total, të plotë në Livorno të Italisë. Mbasi janë inspektuar, CMA-CGM më kanë dërguar me e-mail një faturë për inspektim rreth 7500 euro.

Menjëherë kam kontaktuar me Ermir MALIQATIN e CMA-CGM për të pyetur se çfarëështë kjo tarifë e çmendur. Më ka thënë që do kontrolloj me agjentët e CMA-CGM në Itali, më tregoi se porti i Livornos i ka tarifat super të çmendura dhe më thotë që do negocioj por, nuk e vendos unë. Unë i inatosur i thashë që do abandonoja frutat e nuk do ti marr fare. Ai më tha se nëse nuk i merr frutat, CMA-CGM-ja do të të fusë në Black List, që do të thotë se unë nuk mund të ngarkoja më me CMA-CGM e nuk do të mund t’i merrja as frutat e 4 javëve në vazhdim, që tashmë ishin në det. I bie që të humbisja rreth 80 mijë USD. Për këtë arsye vendosa të negocioj me CMA-CGM, në Shqipëri. Pasi i ezaurova të gjtha mundësitë këtu e nuk pata sukses, komunikova me e-mail me CMA-CGM në Marsejë, po ashtu edhe nisësi i frutave Barçota komunikoi nga ana e vet më CMA-CGM-në dhe caktuam një takim në panairin e përvitshëm të frutave në Berlin. Në panair unë marr pjesë rregullisht që kur kam nisur biznesin e frutave, por një rrugë e dy punë.

Pas negociatave me CMA-CGM-në në Berlin, ramë dakort që të paguaja 4100 euro për inspektimin dhe ata më premtuan se do më bënin ulje prej 100 USD për ngarkesë për vitin në vazhdim. Edhe pse tarifa 4100 euro ishte jo normale mua më dilte më mirë që të paguaja këtë tarifë edhe pse jo e drejtë, sepse në rast të mospagesës futesha në listën e zeza dhe humbisja siç thashë më lartë 80 mijë USD plus që do humbisja të gjithë klientët, sepse nuk do kisha fruta për të shitur. Pra edhe pse pagova 4100 EURO në fakt shpëtova 76 mijë USD nga humbja e sigurt e gjithashtu edhe kientelën. Transporti vonon 4 javë dhe unë nuk kisha as ku të merrja fruta për ti zëvendësuar.

N.q.s. unë do të kisha dijeni për drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM-së, mbasi mora vesh për inspektimin në Itali që ishte konttroll fizik e skanim, e të dy ngarkesave e gjithkush e di që skaneri tregon çdo gjë, por do ta kisha kuptuar që droga u gjet në Itali dhe kisha të gjitha mundësitë të merrja vetëm frutat që në Itali me pretekstin që nuk do të paguaja faturat e të lija kontenierin në port. Akoma më thjesht do abandonoja frutat që në Itali me pretekstin që nuk do të paguaja faturën e çmendur të inspektimit. Nëse do të merresha me drogë nuk do të më interesonte 80 mijë USD përpara lirisë. Pra duke e ditur se frutat kontrollohen çdo rradhë në nisje, duke ditur që firma Barçota është shumë serioze, duke mos patur asnjë herë më parë problem nga Kolumbia duke ditur se unë nuk merrem me grafik drogë, nuk kisha pse të kisha frikë apo dyshime për asgje sepse kjo ngarkesë ishte si çdo ngarkesë tjetër për mua. Ndryshimi i vetëm ishte tarifa e çmendur e inspektimit. Dua të theksoj se edhe në këtë rast si gjithmonë unë kam porositur banane e më kanë ardhur banane. Kontenierët nuk janë pronë e imja, në kushte normale e në vende normale nuk ka pse të më interesojë fare se çfarë gjendet apo çfarë bëhet me pronën e huaj, kontenierët. Pra porosita banane, erdhën banane, nuk kishte asnjë gramë drogë në banane se kilogram jo e jo, e unë prap jam në burg. Megjithatë po vazhdoj me tregimin e ngjarjes. Pasi ramë dakort për të paguar 4100 EURO, u ktheva në Shqipëri e vazhdova rrjedhën normale të punës e së jetës sime. Pra erdha në Shqipëri. E kam pasur të planifikuar për të blerë disa mobilje në Gjermani për shtëpinë me qera që kemi atje. Prandaj me 25/02/2018, bashkë me bashkëshorten time kam udhëtuar drejt Kosovës e më pas drejt Gjermanisë. Arsyeja e udhëtimit për Gjermani mund të faktohet edhe nga tabulatet telefonike. Dua të sqaroj se 90% të rasteve udhëtimet me avion i bëja nga aeroporti i Kosovës, për arsye sepse atje çmimi i biletave është dyfish më i lirë se nga Tirana. Biletën e kam pasur vetëm vajtje pasi dhe kthehesha me një furgon që do e blija atje, si shumë herë të tjera. Pasi u njoftova për ngjarjen, shumë të bujshme, me qindra polic që zbarkuan pranë pronës sime, menjeherë kam prerë biletën për në Kosovë për të ardhur më pas në Shqipëri. Pasi mbërrita në Kosovë me datë 28/02/2018 në orë n 12:00, do nisesha menjëherë për Shqipëri. Në komunikimin që pata me familjarët e mi më këshilluan që të prisja pak kohë para se të vija sepse situata ishtë shumë kaotike e mendonin se më rrezikohej jeta. Qëndrova edhe pak në Kosovë e nga atje kam kontaktuar me telefon me televizionin Neës 24, për të sqaruar pozicionin tim dhe deklarova që do të kthehem në Shqipëri. Pas kësaj unë pashë se situata përsëri nuk ndryshoi e vendosa që të udhëtoj në drejtim të Gjermanisë që të pajtoja një avokat i cili do të më këshillonte e mbronte në këtë çështje.

Nëse do dija gjë për drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM që në momentin kur ngarkesa e javës 02 kur u mbajt për të paktën 5 ditë për inspektim, kisha ikur menjëherë në çdo kontinent, biles edhe në vende ku nuk ka marrëveshje ekstradimi me Europën e Shqipërinë, sepse isha e vazhdoj të jem pafaj.

Nuk u arratisa asnjëherë, as nuk iu shmanga hetimit por vetëm po prisja momentin më të sigurt për jetën time për të ardhur e përballur me drejtësinë. Më datë 04 Maj 2018 u arrestova nga policia Gjermane me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Për 16 muaj me rradhë, unë në përmjet avokatëve kundërshtova ekstradimin për në Shqipëri dhe do e fitoja gjyqin, nëse nuk do të vinin garanci të rreme nga institucionet Shqiptare për proçesin tim gjyqësor gjoja të pandikuar nga politika e mediat. Erdhën prokurorët Shqiptar në Gjermani dhe unë nuk dhashë asnjë deklaratë sepse nuk kisha e nuk kam fare respekt e besim tekky institucion. Në këtë kohë të qëndrimit tim në burg në Gjermani padrejtësisht, Prokuroria Shqiptare në bashkëpunim me mediat pranë saj ka bërë qindra sajesa që unë gjoja kam folur për grupe apo persona kriminal, duke rrezikuar jetën e familjarëve të mi të cilët jetonin e jetojnë në Shqipëri. Qëllimi dashakeq i prokurorisë ishte e vazhdon të jetë mbulimi i të vërtetës, e goditja ndaj meje e familjes sime.

Në këto 16 muaj, paraburgim në Gjermani, hetuesit gjermanë bënë hetime për llogari të Gjermanisë e Shqipërisë e nuk u rezultoi asnjë fakt, provë apo indicie që më implikon në trafiqet e drogës. Pra, bie poshtë edhe hipoteza e hedhur nga Prokuroria Shqiptare që unë kam pasur ndonjëherë probleme me ligjin në Europë. Kam dy muaj që jam ekstraduar nga Gjermania e po pres të marr drejtësinë që institucionet Shqiptare më kanë garantuar mua e gjermanëve, edhe pse vendimet e prokurorisë dhe gjykatave deri tani kanë dëshmuar komplet të kundërtën e drejtësisë.

Po ju parashtroj disa fakte të patjetërsueshme, që në këto momente dihen nga të gjithë, pse unë nuk kam besim tek kjo prokurori e që faktojnë një komplot të bërë ndaj meje nga policia e prokuroria për të bërë shoë mediatik që gjoja po punon fort por faktikisht me këtë komplot ka fshehur trafikantët e vërtet:

1.         Pasi autoritetet Italiane gjetën drogën, instaluan kamera në kontenier vendosën të bënin dorëzim të kontrolluar e për këtë vunë në dijeni policinë e prokurorinë Shqiptare.

2.         Policia e Prokuroria e Krimeve të Rënda dekonspiruan operacionin e vunë në dijeni trafikantët e vërtetë.

3.         Në dorëzimin e kontrolluar normal, pa dekonspirime, çdo gjë do të ishte mbajtur e fshehtë dhe nuk do të ishte kontrolluar ngarkesanjë herë në portin e Durrësit e as nuk do të ishin thirrur punonjësit e kompanisë time për të shkarkuar frutat në port, por kjo u duhej për të krijuar alibinë sepse trafikantët e lajmëruar, nuk do ta merrnin më kurrë drogën e fshehur në kontenierin e CMA-CGM-së.

4.         Kontenieri i CMA-CGM-së që kishte frutat e mia të ngarkuar, po ashtu edhe punëtorët e mi u mbajtën nga ora 14:00 në drekë deri në orë n 23:45 të darkës në port. Këtë e bënë policia e prokuroria për të gjetur justifikimin për të ndërprerë operacionin në mes, në pronën time, duke thënë që ishte orë e vonë e natë se ishte errësirë edhe pse prona ime është në të 4 anët e ndriçuar nga dritat dhe e survejuar nga kamerat në çdo cep të saj, jashtë e brenda magazinës e zyrave.

5.         Sapo kamioni me kontenierin e CMA-CGM-së ngarkuar, që kishte frutat e mia brenda, hyri në pronën time, akoma pa u shkarkuar, e gjitha policia e shtetit e prokuroria kanë ndërhyrë duke dërprerë dorëzimin gjoja të kontrolluar që nuk bëhej te ne dhe kanë ndaluar të gjithë punonjësit. Ky ishte një tjetër veprim nga policia e prokuroria, për të gjetur justifikime për ndërprerjen e aksionit, duke thënë që nuk e dinim sasinë e drogë se mund të zhdukej droga. Kjo bie poshtë, sepse policia e prokuroria ishin në dijeni të sasisë së drogës, vendit ku fshihej droga edhe nga autoritetet Italiane por edhe nga skaneri i portit të Durrësit.

6.         Pasi punonjësit e mi shkarkuan arkat me banane, në prani të policisë e prokurorisë, këta të fundit nuk duhet ta kishin kontenierin në pronën time, por duhet ta linin të largohej sepse as kamioni as kontenieri as droga nuk janë të mitë. Por prokuroria vendosi hapjen me dhunë të kontenierit të CMA-CGM-së në pronën time me ndihmën e zjarrfiksve. Kjo gjë u bë që më pas të thoshin që drogën e kam porositur unë e të ma linin mua në derë e për të gënjyer edhe Italianët që gjoja i kapëm “trafikantët”. E theksoj përsëri që kontenierin e CMA-CGM-së, e kanë hapur zjarrfikësit me mjete të sofistikuara pas 5 orësh e jo punonjësit e “Arbri Garden”.

7.         Policia e prokurorria shoqëruan të gjithë punonjësit e mi, edhe ata që nuk ndodheshin aty kur mësyni policia, për të justifikuar veten e tyre se e dinin dhe e dinë që shoqëria “Arbri Garden” e punonjësit e saj nuk kanë asnjë lidhje me drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM-së. Të nesërmen, më datë 28/02/2018, ata vendosën të quajnë të arrestuar në flagrancë vetëm një nga punonjësit e mi, Donaldon, i cili kur mësyni policia ishte në zyrë e nuk kishte asnjë lidhje me flagrancën. Në fakt në flagrancë ishin zjarrfikësit dhe prokurori. Arrestimi gjoja në flagrancë ju duhej:

I.          sepse duhej se s’bën një punonjës i shoqërisë “Arbri Garden” të arrestuar se kontenierin e hapën në pronën time;

II.         për të krijuar një grup imagjinar prej tre vetash për të ngritur akuzën e grupit të strukturuar kriminal, gjë që mundëson ndjekjen deri në fund të proçedimit penal të nisur nga kjo prokurori e ky prokuror dhe të vazhdonin këtë komplot ndaj meje deri në fund;

III.        për të gënjyer edhe italianët që kapëm “trafikantët” e operacioni nuk dështoi.

8.         Prokuroria ka bërë sekuestrimin e llogarive bankare të kompanisë dhe një makinë të punës së kompanisë në mënyre që ta përdorë si provë duke thënë që janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Por në të vërtetë lekët e bllokuara janë të gjitha të justifikuara me fatura e burojnë nga biznesi i ligjshëm i frutave. Dua të kujtoj këtu se shoqëria ime ka një xhiro vjetore prej miliona EURO dhe nga kontrolli i përgjithshëm 5-vjeçar i Tatimeve nuk ka rezultuar asnje e ardhur e paligjshme.

9.         Vendimet e Gjykatë qysh nga vlerësimi si i ligjshëm i arrestit në flagrancë të Donaldos, nga vlerësimi si i ligjshëm i masësës së arrestit për mua, nga vlerësimi si i ligjshëm i sekuestrimit të llogarive bankare e makinës e deri te kalimi i çështjes për gjykim pa pasur asnjë provë tregon se gjykatat kanë qenë nën presion shumë të madh nga prokuroria, politika e media për të dhënë të gjitha vendimet në favor të prokurorisë.

10.       Tjetër fakt shumë i rëndësishëm që vërteton komplotin ndaj meje është që ky prokuror e kjo prokurori punon me 2 standarte. Kanë ndodhur shumë raste, para e pas ngjarjes së inskenuar ndaj meje, të trafikimit të drogës me kontenier dhe po kjo prokurori e ky prokuror nuk kanë ndjekur të njëjtën proçedurë e standart si në rastin tim të inskenuar. Edhe në këto raste është po i njëjti biznes frutash, pra banane. Në rastet e shumta të kompanive të tjera e në javë të njëpasnjëshme, pra në vazhdimësi e jo një rast sporadik. Kjo prokurori e ky prokuror nuk hapën me dhunë kontenierët e shumtë të transportimit në pronat e tyre e as nuk proçeduan penalisht, se të arrestoheshin jo e jo, asnjërin prej tyre. Edhe unë si ata jam pronar i ligjshëm i një shoqërie të ligjshme që tregton banane. Ku qëndron ndryshimi im me ata? Nuk ju pëlqen emri im, mbiemri im apo vendlindja ime? Nga kjo del qartë lufta ndaj meje nga ky prokuror.

11.       Nga këto fakte që u paraqita më lart tregohet shumë qartë që kjo prokurori e ky prokuror kanë bërë një komplot ndaj meje për:

I.          të gënjyer italianët që operacioni nuk dështoi;

II.         të fshehur trafikantët e vërtetë;

III.        të gënjyer ambasadat e partnerëve të Shqipërisë që gjoja prokuroria po punon e pavarur nga krimi e politika;

IV.        për të bërë show në mënyrë që të kalonte vettingun.

Gjithashtu nga këto fakte e nga dinamika e gjithë jetës sime, por edhe dinamika e ngjarjes së datës 27/02/2018 tregojnë qartë që unë nuk kam pasur nevojë, dëshirë e as mundësi për të organizuar as blerjen, as transportimin e as shitjen e drogës. Siç tregova në fillim të deklaratës, këtë biznes të ri e kam ngritur nga zero sëbashku me familjen time. E kam ngritur pa drogë dhe çdo gjë që kam arritur është vetëm falë punës së përkushtuar timen e të familjës sime. Kam investuar në këtë shoqëri përveç vlerave materiale edhe 7 vite të jetës sime, prandaj unë kurrë nuk e vija në rrezik këtë gjë të arritur me mundin e familjes sime e timen.

Duke me arrestuar mua sepse u gjet drogë në kontenierin e CMA-CGM-së, prokurori ka krijuar një preçedent të rezikshëm për të parë në Shqipëri e kudo në botë. Sepse jam i pari pronar frutash në Shqipëri e në botë që arrestohem pa asnjë provë, pa asnjë dëshmi, pa asnjë përgjim, pa asnjë indicie, por vetëm pse është gjetur drogë në kontenierin e CMA-CGM-së, që ndodh rëndom kudo me kompanitë e transportit detar.

Përfundimisht, i kërkoj Gjykatës të ndalojë çmendurinë e këtë proçedurë të rrezikshme të prokurorisë e këtij prokurori dhe të mos bëhet kjo gjykatë e para në botë që dënon një pronar të një biznesi të ligjshëm frutash vetëm pse është gjetur drogë në kontenierin që nuk është fare as prona e tij.

Zjarr Tv Ad