Arbër Çekaj nesër në gjykatë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arbër Çekaj do dalë të shtunën para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do ti komunikohet masa e sigurisë.

Seanca nga Çekaj, i ekstraduar dje (19 shtator) nga Gjermania, do mbahet në orën 12:00.

Togat e zeza kanë caktuar ndaj tij masën “arrest me burg” në mungesë për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.

Ekstradimi – Pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë zbriti nga shkallët e avionit, u ekstradua të enjten në vendin tonë.

Ai zbriti nga shkallët e avionit, i veshur me një triko të kuqe dhe xhinse te zeza.

Me pranga në duar ai u mor në dorëzim nga efektivë të policisë shqiptare dhe nga aty u transportua me furgonin e policisë drejt burgut 313 në kryeqytet.

39-vjeçari  akuzohet për trafikim të narkotikëve.

Zjarr Tv Ad