Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me përplasjen e Presidentit Ilir Meta, me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së.
Mazniku tha se Policët janë keqtrajtuar nga stafi i Presidentit, teksa shton se ata nuk kishin lidhje me ambientet e FRD-së, pasi janë në ruajtje të një objekti tjetër.
Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, ngjarja është provokuar nga Meta dhe drejtuesit e FRD.
“Kemi kontratën e kaluar, kemi një grup njerëzish që agresjon njerëz që nuk kanë lidhje me këtë çështje. Policia Bashkiake që është aty nuk ka lidhje me këtë çështje. Kanë qenë aty si roje të objektit. Nga ana tjetër kemi presidentin e republikës bashkë me një forcë tjetër që sillen si cuba dhe i turren fizikisht nënpunësve publik. Në mendojmë që po qëndrojnë në të padrejtë në objekt. Kishte 10 ditë kohë që të bënte ankim në Gjykatën Administrative. Kur ka ardhur Presidenti i Republikës është treguar respekt dhe asnjë polic bashkiak nuk ka bërë asnjë tentativë për dhunë. Policët kanë qenë për të ruajtur ndërtesën në krah.”-shprehet Mazniku.