Arbis Vjerdha akuzon Edona Bilalin: Ka kërkuar që unë të përjashtohem nga gara për kreun e PS! “U rritën fëmija dhe u dh* shpija”

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialisti shkodran Arbis Vjerdha akuzon ministren Edona Bilali, se ka kërkuar që ai të përjashtohet nga gara për kreun e PS në Shkodër. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Vjerdha se propozimi i Bilalit është miratuar në heshtje.

“Me propozim te Edona Bilalit dhe miratim ne heshtje, qenka vendosur qe Arbis Vjerdha te perjashtohet nga gara per Kryetar te PS-së Shkoder. Sa vjeçe eshte Edona une i kam te partia por keshtu ka ardhe koha “u rriten fëmija dhe u dhi shpija” – shkruan Arbis Vjerdha.

Partia Socialiste ka nisur prej ditësh një proces konsultimesh në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Punimet e Kongresit të PS shkarkuan kryetarët aktualë dhe hapën garën për zgjedhjen e emrave të rinj.

Këto zgjedhje duket se kanë përplasur dhe socialistët mes tyre. Arbis Vjerdha është një emër i njohur mes socialistëve shkodranë, si një mbrojtës i flaktë i interesave të qytetit dhe përballjet me ish-kryebashkiaken Vlotana Ademi në Këshillin Bashkiak.

Zjarr Tv Ad