Arbjan Mazniku: Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund të organizojë shtetin, sondazhet janë në favorin tonë…

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ishte i ftuar në “Log”, ku deklaroi s’e numrat para zgjedhjeve flasin në favor të Partisë Socialiste. Gjithashtu, ai tha se sondazhet e thellojnë akoma më shumë rezultatin e zgjedhjeve të shkuara, në favor të maxhorancës socialiste.

“Numrat flasin në favor të partisë socialiste. PS ka marrë në zgjedhjet e shkuara më shumë se gjysmat e mandateve në Elbasan. Sipas sondazheve do ta thellojmë këtë rezultat nga 7 në 8 mandate”, shprehet Mazniku.

Sipas Maznikut, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike, që mund të organizojë shtetin shqiptar përballë situatës ku ndodhemi, ndërsa me ironi u shpreh se; nëse do ishte Basha Kryeministër në kohën e tërmetit, do ishte zgjuar në orën 12:00.

“Qytetarët shqiptarë e dinë që PS është e vetmja forcë që mund të organizojë shtetin shqiptar përballë situatës ku gjendemi. E vetmja forcë politike që mund t’i zgjidhi këto sfida është PS.

Nëse do kishte ndodhur tërmeti dhe në pushtet do kishte qenë Basha do ishte zgjuar në orë 12:00. Nuk kishte shkuar në Bruksel për të marrë mbështetjen që mori Rama. Në të gjitha sfidat që kemi nisur, ne do i çojmë përpara”,thotë ai.

 

Zjarr Tv Ad