Ardi Veliu merr postin e rëndësishëm në Ministri/ DYLGJERI: E vetmja gjë që e lidh me fushën e transporteve është transportimi që i ka bërë Klement Balilit…

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka marrë një post të rëndësishëm në kabinetin e Qeverisë “Rama 3”. Mësohet se ai është emëruar sot zv.ministër i Infrastrukturës, në ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku.

Përfshirja e tij në strukturat e tjera të Shtetit pas dorëheqjes nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pritej, pasi vetë kryeministri Rama ishte shprehur se Ardi Veliu “ka akoma për të dhënë”. Vendimi postin e ri që ai do të mbajë është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Gazetari Dylgjeri e ka komentuar këtë emërim të ri që i është bërë ish-drejtorit të Policisë të Shtetit ku me një foto të lajmit në media për postin e ri të Ardi Veliut si zv.ministër  i Infrastukturër shprehet: E vetmja gjë që e lidh me fushën e transporteve është transportimi që i ka bërë Klement Balilit…

Komenti i plotë nga gazetari Ylli Dylgjeri:

Hahaaaa, Gazeta shkruante për Veliun se u emërua zv.ministër i transporteve! E vetmja gjë që e lidh me fushën e transporteve është transportimi që i ka bërë Klement Balilit…

Zjarr Tv Ad