Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti sot në takim delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, që kryesohej nga Rade Milosevic, Koordinator i Malit të Zi Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëherazi Sekretar Shteti i Ministrisë së Brendshme.
Në këtë takim Veliu dhe Milosevic vlerësuan bashkëpunimin policor mes dy vendeve, shkëmbimin e informacionit, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në luftën kundër trafikut të drogës, si dhe parandalimin e kalimit të emigrantëve të paligjshëm që kanë destiancion vendet e BE-së.
Gjithashtu u ra dakord që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha strukturat, konkretisht në bashkëpunimin e drejtpërdrejtë për parandalimin dhe dokumentimin e krimeve me karakter terrorist dhe financimin e terrorizmit.
Z. Milosevic vlerësoi punën dhe rezultatet e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe shprehu dëshirën për implementimin e kësaj strukture dhe mënyrën e funksionimit edhe në Malin e Zi.