Ardi Veliu vihet me shpatulla pas murit: Nuk mund të flas, jam i pa përgatitur

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishte ditën e sotme në një vizitë të papritur në Shkodër, qytet ky ku vitin e kaluar shënoi një numër rekord ngjarjesh kriminale të cilat ende rezultojnë të pa zbardhura.

Ardi Veliu i gjetur përballë shumë gazetarëve për zbulimin e këtyre ngjarjeve nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat, pasi sipas tij ishte i pa përgatitur.

Ardi Veliu: Është një analizë vjetore, janë diskutuar problematikat. Nuk kemi diskutuar që do të bënim një prononcim publik. Më mirëkuptoni, kam ardhur pa analiza.

Gazetarët: Meqënëse 2018 ishte një vit problematik për sa i përket situatës kriminale në Shkodër, me ngjarjet që tronditën kryeqendrën e veriut, keni patur dhe goditje të disa grupeve, do të vijojë zbatimi i Forcës së Ligjit?

Ardi Veliu: Edhe një herë me gjithë respektin që kam për mediat, unë duhet të isha përgatitur për një prononcim! Kështu që më mirëkuptoni!

Burime bëjnë të ditur se Veliu ka kërkuar nga uniformat blu të Shkodrës më shumë punë, si dhe ka kritikuar strukturat e policisë në këtë qytet.

Zjarr Tv Ad