Ardi Veliu zbulon dy kushtet e Balilit para dorëzimit

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zbuluar dy kushtet e të shumëkërkuarit Klement Balili për vetëdorëzim.

Ai ka bërë me dije se është kontaktuar nga familjarët e Balilit pas tre muajsh negociata.

“Kërkoi që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas tre muajsh negociata”, u shpreh Veliu.

Ai ka thënë se ka shkuar personalisht në Delvinë me makinë shoqëruese, në mënyrë që të bëhej i mundur dorëzimi.

Mësohet se dorëzimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm rreth orës 08.45 te kthesa e Shijanit, në zonën mes Delvinës dhe Finiqit.

Ai shoqërohej nga kryebashkiaku i Delvinës, Rigels Balili, njëherësh nipi i Klement Balilit dhe një i afërmi tjetër i tij.

Pas transferimit drejt kryeqytetit i shoqëruar nga kryepolici Veliu, Balili u mbajt në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë, për tu transferuar më tej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Klement Balili akuzohet për veprën penale “Trafik ndërkombëtar droge”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Eskobari i Ballkanit” rezultonte në kërkim qysh prej majit të vitit 2016, pas një vendimi të Gjykatës së Athinës, ku ndaj tij u caktua në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një konferencë për mediat lidhur me arrestimin, tha se Balilit iu garantua siguria e një procesi të drejtë ligjor.

Ai bëri me dije se dorëzimi i Balilit erdhi pas një procesi operativo-gjurmuese, në bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar dhe me partnerët.

Lidhur me vetëdorëzimin, Lleshaj tha se “Kurrë nuk mund të ketë një dorëzim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë”.

Zjarr Tv Ad