“Arena Kombëtare”, tifozët thyejnë 66 stola

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Derbi i parë në “Arenën Kombëtare” le gjurmë në stadiumin kryeqytetas që u përurua vetëm 1 muaj më parë. Tifozeritë e dy skuadrave nuk dolën jashtë parashikimeve as këtë herë duke shkaktuar dëme edhe në atë që konsiderohet si “margaritari i futbollit shqiptar”. Frika më e madhe e FSHF për dëmet që mund të shkaktoheshin në stadiumin ende të pakolauduar tërësisht, ështe faktuar tashmë me vepra nga vandalët që me sa duket nuk mungojnë mes tifozerive të dy ekipeve. Në relacionin që drejtori i sigurisë së stadiumit ka dorëzuar në Policinë e Tiranës, figurojnë 66 stola të shkatërruar plotësisht, 51 në sektorin jugor dhe 15 të tjerë në tribunën “Fatmir Frashëri”.
Përtej banderolave solidare, forcat e sigurisë në fushë kanë evidentuar edhe probleme të tjera si hedhja e sendeve të forta në fushë dhe përdorimi i mjeteve pirroteknike që nuk lejohet të futen në stadium. Mesa duket, ultrasit e të dyja kampeve kanë arritur të evitojnë kontrollet e sigurisë nga forcat e rendit.
Një tjetër detaj, jo i fundit për nga rëndësia, është hyrja në stadium e dhjetra tifozëve të grupit “Capital Crew” edhe pse menjëherë pas derbit të parë u shpallën të padëshitueshëm përjetë nga stadiumet shqiptare. Forcat e rendit i kanë identifikuar, por nuk e bllokuan hyrjen e tyre. Sipas komunikatës vetëm një person është ndaluar: Më datë 14.12.2019, ora 01:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Armando Besnik Balliu, i datëlindjes 22.12.1993, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse më datë 13.12.2019, ora 19:10, në stadiumin “Air Albania”, ka hedhur fishekzjarre, gjatë zhvillimit të ndeshjes Partizani-Tirana.
Nga ana e saj FSHF bën me dije se të gjitha inspektimet dhe dyshimet që ka në lidhje me të gjitha këto çështje, i ka dorëzuar në Policinë e Tiranës nga ku pret edhe një përgjigje zyrtare për shkaktarët e dëmeve dhe trazirave.

Zjarr Tv Ad