Arens Çela emërohet në krye të Prokurorisë së Tiranës

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës. Çela ishte drejtues i komanduar i përkohshëm për disa muaj pas largimit të prokurores Elisabeta Imeraj.

Çela do të jetë për një mandat 3 vjeçar, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë.

Arens Çela ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas ai ka drejtuar prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zëvendës drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në janar 2020, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmës-magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.

Çela u konfirmua në detyrë më 23 mars 2021 me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dy anëtaret në shumicë të trupës së KPK-së, kryesuesja Pamela Qirko dhe relatorja Firdes Shuli u bindën nga shpjegimet e prokurorit Çela për pasurinë dhe dy kriteret e tjerë të rivlerësimit, ndërsa komisionerja Xhensila Pine votoi pro shkarkimit, pasi konstatoi pamundësi financiare për një apartament dhe probleme me profesionalizmin.

Zjarr Tv Ad