Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Argjentina ose Brazili, vetëm njëra do të jetë në finalen e madhe të Kupës së Amerikës, tjetra … duke ngrënë kokoshka.
Është ky verdikti i fatit, me Albicelestët dhe Selecaon që do të ndeshen në takimin e gjysëmfinales së kompeticionit në një klasike të vërtetë të futbollit botëror. Pavarësisht se nuk la gjurmë, Messi ndihmoi shokët e tij për të fituar pastër, 2-0 ndaj Venezuelës.
Golat mbajnë firmat e dy futbollistëve me mjaft prespektivë. Lautaro Martinez zhbllokoi shifrat pas 10 minutash lojë, ndërkohë që Lo Celso në minutën e 74 vulosi rezultatin në 2-0 dhe i dha një biletë Argjentinës për të kaluar në gjysmëfinale.