Arjan Curri: Basha në hall të madh, ka dyshime për legjitimitetin e Kongresit të tij!

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arjan Curri ka komentuar nga studio e lajmeve të MCN TV, zhvillimet e ditës së sotme në Partinë Demokratike.

Curri tha se Basha është në hall të madh dhe po bën një kongres që ka dyshim për legjitimitetin e tij.

Duke qenë se salla nuk mban më shumë se 2200 persona, Curri tha se ka dyshime për numrin e personave të deklaruar si pjesëmarrës në këtë Kuvend.

Analisti deklaroi se Basha e përdori Berishën, për t’u rikonfirmuar në PD dhe më pas e largoi.

Pyetje: Retorika e Bashës ishte euforike, ai u shpreh se askush nuk do ta prekë ëndrrën tuaj. Si e shihni këtë?

Curri: Basha është në hall të madh, po bën një kongres që ka dyshim për legjitimitetin e tij. Tani nuk jemi më të kthjellët lidhur me numrin dhe nëse pjesëmarrësit janë delegatë apo jo dhe nuk di pse janë aty. E dyta është se ajo sallë, më shumë se 2.200 veta nuk i mban dhe do të duhet të tregojnë nëse e ka kuorumin apo jo. Çfarë është ky diskur i tij? Ai po tenton të ngjallë një lloj optimizmi sepse Berisha gati gjysmën ia ka shkulur.

Zjarr Tv Ad