Analisti Arjan Curri, gjatë një interviste televizive, ka komentuar lidhur me qeverinë e re, ku ka përmendur se si Rama, e ka krijuar qeverinë me kaq shumë gra.
Sipas Currit, me këtë veprim të Ramës, do të tregojë dhe të bëjë përshtypje, se si unë e menaxhoj situatën, siç është dhe çështja e afganëve, që siç e ka theksuar edhe vetë që shtëpia e Zotit dhe e mikut, ku eksporton parime siç janë besa e kanunit të Lekë Dukagjinit.
“Dy janë arsyet o është një operacion i niveleve të larta piari dhe marketingu që Rama është mjeshtër në këtë pjesë, duke i thënë dhe botës, që jam mikpritës, si ka pritur afganët, për t’i treguar SHBA.
Sipas mendimit tim, nuk ka qeveri në botë, mesa di unë që ka kaq shumë gra në qeveri, është ky një operacion piari i jashtëzakonshëm, ai e sheh këtë me idenë që nga vendet që eksporton parime siç janë besa si kanununi i Lekë Dukagjinit, është pjesa shtëpia e Zotit dhe e mikut, do ta fusë dhe këtë pjesë një vend si shqipëria, shkakton në studiot e mëdha televizive.
Pra është një eksperiment i jashtëzakonshmet piari, por që është dhe kjo, se gratë janë më të menaxhueshme, më të dëgjueshme, që Rama e ka pasur edhe nga Bashkia ku bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, ishin gra, se sa të ketë probleme me burrat që nuk binden, më mirë po bashkëpunoj me femrat. Gratë janë më të dëgjueshme, si p.sh Lindita Nikolla, që është kryeatare Parlamenti, kur i kërkoi dorëheqjen, ajo menjëherë veproi. Ndërsa ka dhe shembuj të tjerë si; Pandeli Majko apo Erion Braçe”.