Analisti Arjan Curri, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për programet televizive që prodhohen sot në Shqipëri, të cilat në masë të madhe janë sipërfaqësore dhe pa vlera kulturore.
“Një nga nevojat më të lashta të njeriut është të jetë në dukje, të jenë në qendër të vëmendjes. Këta kanë arritur një lloj modeli që tërheq vëmendjen. Janë edhe tipa narcistë.
Njeriu, vendosjen e vetes në qendër të botës, e ka nevojë shumë të thellë. Kur dikush nuk i ka thënë që kjo është e keqe, madje të thotë si ore, atje në shkollë filani ishte më i mirë se ty, se kishte të dashur ti nuk kishte, ai ka atlete të shtrenjta, etj, etj. Vjen e gjitha kjo dhe është me breza tani. Është edhe komunizmi që shkaktoi një boshllëk të madh arsimor, në kuptimin e vlerave të shpirtit. Asaj që quhet pedagogji, që do të thotë edukoje fëmijën që të vogël. Po më erdhi mua student, që xhiron gomat, vjen me varse floririn dhe dy vajza, çfarë do ti bëj unë?Ai ka marrë fund.
Këta nuk e kanë problem a janë të mirë, por a janë në qendër të vëmendjes?
Pastaj të tjerët duan t’i imitojnë“, tha Curri.